Top Channel/Kontrata qeveritare, partia e re dhe dosja “Epstein”, dalin kulisat e sherrit Trump-Musk
06/06/2025 21:29

“Nuk e di nëse do kemi më një marrëdhënie të mirë”. Kështu u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke konfirmuar në thelb përçarjen me Elon Musk. Ky i fundit e ka quajtur “mosmirënjohës”: “Pa mua, do t’i kishte humbur zgjedhjet”. Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, në prani të kancelarit gjerman Merz, Trump iu përgjigj një pyetjeje mbi kritikat e Musk – ish-drejtues i “DOGE”, departamentit për efikasitetin qeveritar – ndaj projektligjit për shkurtimet dhe shpenzimet e presidentit. Trump mbrojti projektligjin dhe tha se Musk është i zemëruar sepse iu hoq “mandati për makinat elektrike”, domethënë subvencionet. Ai gjithashtu kujtoi se kishte refuzuar emërimin e një bashkëpunëtori të Musk në NASA. Trump tha se ishte “i habitur” dhe “shumë i zhgënjyer” nga vendimi i Musk për të lënë “DOGE”: “Po bënte një punë të mirë, jam i sigurt se do i mungojë ky rol. Jam i zhgënjyer, e kam ndihmuar shumë”. Sipas Trump, “Musk e njihte çdo aspekt të ligjit” fiskal që ka kritikuar ashpër kohët e fundit. “Ende nuk më ka kritikuar personalisht, por ndoshta kjo është gjëja tjetër që do bëjë”. Aksionet e Tesla – kompania e makinave elektrike e themeluar nga Musk – ranë pas kritikave të tij ndaj buxhetit të paraqitur nga Trump. Musk e quajti ligjin – që Trump e cilëson si një kryevepër – “të neveritshëm”. Ai sulmoi projektligjin duke përdorur një postim të vjetër të vetë Trumpit nga viti 2012, ku presidenti shprehej kundër deficitit buxhetor: “Asnjë anëtar i Kongresit nuk duhet të rizgjidhet nëse buxheti i vendit nuk është në baraspeshë: deficitet nuk lejohen!”. Musk komentoi me ironi: “Nuk mund të jem më shumë dakord”. Pas deklaratave të Trumpit në Zyrën Ovale, Musk e mohoi atë që tha presidenti përmes rrjeteve sociale: “s’ka problem” (“whatever”), tha përballë kritikave, duke shtuar se Trump “gënjen: ky ligj kurrë nuk m’u tregua më parë”. Musk shtoi më pas në X – rrjeti i tij social – se “pa mua, Trump do kishte humbur zgjedhjet, Demokratët do kishin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Republikanët do ishin 51-49 në Senat”. Në një tjetër postim, shtoi: “Çfarë mosmirënjohjeje!”.

Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17
Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22