Top Channel/ Kontrata e PD, më e shtrenjta! E vërteta e kompanisë “Continental Strategy LLC”
28/04/2025 21:24

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori kontratash të lidhura 3 muajt e fundit. Kompania lobuese në SHBA “Continental Strategy LLC” e cila lidhi një kontratë shërbimesh me PD për 24 muaj me vlerë totale 6 milion dollarë drejtohet nga Carlos Trujillo. Në tetor 2017 ai u zgjodh nga presidenti Trump si ambasador i organizatave shtetërore amerikane, sikurse ai e ka ndihmuar Trump, në fushatën zgjedhore të Nëntorit për votën e shtetasve me origjinë latine. Miqësia e tij me Trump e bëjnë lobistin më të kërkuar të momentit për shumë individë, parti politike dhe qeveri të ndryshme në botë. Pa harruar faktin se në kompaninë se në “Continental Strategy LLC” punon ajo që njihet si biondia Katie Wiles vajza e Susie Wiles e cila në Shtëpinë e Bardhë punon si shefe e stafit të presidentit Trump. Ndërkohë sipas CBS News, Susie Wiles menaxhere e fushatës elektorale të Trump në 2024 punoi ngushtësisht me Chirs LaCivita për të bindur ata që ishin më pak të interesuar ta çonin votën tek Trump. Nuk është vetëm PD dhe Sali Berisha të cilët përmes pagesës 250.000 dollarë në muaj, synon afrimin me administratën së re Trump. Nga një kërkim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në faqen FARA ku janë regjistruar dhe publikojnë kontratat kompanitë lobuese amerikane rezulton se në periudhën Shkurt Prill 2025 kompania “Continental Strategy LLC” ka lidhur 5 kontrata ku në vend të parë me shumën 250.000 dollarë në muaj renditet PD e Shqipërisë. Republika e Haitit ka lidhur një kontratë 12 muroje me një pagesë prej 35.000 dollarë në muaj për të rritur profilin e këtij shteti në SHBA, rritur investimet amerikane në këtë vend përfshi ndihmën për qeverinë haitiane në sektorin financiar. Republika Domenikane përmes lobimit 1 vjeçar duke paguar 20.000 dollarë në muaj kërkon të fuqizojë marrëdhëniet qeveritare me SHBA përfshi shtimin e kontakteve ndërqeveritare. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Guajanës duke paguar 50.000 dollarë në muaj për 6 muaj, kërkon nga “Continental Strategy LLC” shtimin e kontakteve me ligjvënësit amerikan. Shërbimet e “Continental Strategy LLC” i ka kërkuar edhe kompania Gjeorgjiane “Reformatics” për të shtuar lidhjet me zyrtarë të administratës Trump dhe agjenci apo departamente të tjera përfshi kongresin amerikan. Po të analizojmë të pesë kontratat me të fundit të “Continental Strategy LLC” ajo e lidhur me Partinë Demokratike, është me një kohëzgjatjen më të madhe prej dy vitesh përfshi shumën më të madhe 250.000 mijë dollarë në muaj me një total prej 6 milion dollarë. 5 KONTRAT E FUNDIT TË “CONTINENTAL STRATEGY LLC” 1.Partia Demokratike – 250.00 USD në muaj, kohëzgjatja 24 muaj. 2.Reformatics Gjeorgji-100.000 USD në muaj, kohëzgjatja 6 muaj. 3.Ministria e Punëve të Jashtme Guajana- 50.000 USD në muaj kohëzgjatja 6 muaj. 4.Republika e Haitit-35.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj. 5.Republika Domenikane 20.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.

Top Channel/ PS kërkon kompromis me PD. Reforma zgjedhore, afati skadon më 30 nëntor
12/11 15:37
Top Channel/ Berisha: Drejtoresha, Vlora bis. Kreu i PD-së sulmon emërimin e Esmeraldën e SHISH
12/11 15:35
Top Channel/ U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu
12/11 14:46
Top Channel/ Nga Kushner te Samiti i NATO-s në Tiranë, çfarë tha Rama para gazetarëve në Dublin?
12/11 14:43
Top Channel/ “A jeni personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE?” Ja si përgjigjet Rama
12/11 14:38
Top Channel/ “Ne jemi shumë të vegjël” Rama: Ndoshta jam më i gjati, por drejtoj një vend të vogël
12/11 14:13
Top Channel/ “Nuk ka ishull të shitur, është gënjeshtër nga mediat” Rama tregon ca ndodh me Sazanin
12/11 14:02
Top Channel/ “Shqipëria projektohet mikpritësja e samitit të NATO-s” Edi Rama flet në Dublin
12/11 13:49
Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28