Top Channel/ Kontrata e lobimit të PD në “skaner”! Ekspertët për TCH: Është problematike
29/04/2025 19:40

Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vlerësimin e denoncuesve të shkeljeve zgjedhore ka probleme si në kuadrin ligjor, politik por dhe në atë moral. “ Në aspektin ligjor firmosja e kësaj kontrate në muajin e fushatës, sigurisht që përbën një arsye të madhe për të gjitha institucionet e drejtësisë të cilat janë futur tashmë në hetim të saj dhe sigurisht i duhet lënë drejtësisë për të kuptuar çdo ndodh më tej. Ajo që nuk qëndron moralisht në këtë transaksion dhe kontratë është që Berisha ka humbur të drejtën për të vizituar SHBA, ka marr non gratën si njeri që ka konsumuar akt korruptiv dhe dukshëm PD e lideri i saj ka shkuar në të njëjtën linjë që është akuzuar për të hequr non gratën”. Për ish kreun e Kqz Kristaq Kumen rasti nuk lidhet me PD si subjekt zgjedhor , por me veprimtarinë partiake. “Gjykimi nuk duhet të bëhet referuar kodit zgjedhor, por ligjit të partive politike, nenit 21 ku thuhet se lejohen financime nga jashtë kur bëhen nga parti apo fondacione politike. Të verifikohet nëse është ai fondacion politik po apo jo? Nëse është jemi brenda ligjit”. Financimi 6 milion dollarësh e ka bërë çështjen edhe më të zëshme ku ka përplasje mendimesh. “Se çfarë vlere ka mbështetja financiare 5 lek, 5 milionë apo 6 milionë dollarë nuk kufizohet në ligjin për partitë. Ka kufizime për financim vetëm për zgjedhje në fushata elektorale”. “Sigurisht që shuma të tilla parash të cilat vijnë në fushata është problematike në krijimin e avantazheve. Në fillim deklarohet për një fondacion të ngritur rishtaz kur e dimë sa kohë e gjatë duhet për tu krijuar e më pas të alokojë shifra të cilat kam përshtypjen janë rekord sa i përket fushatave të lobimit”. Lobimi duket se bashkon sërish Bashën me Berishën.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14