Eurostat ka publikuar dy raporte të reja nëpërmjet të cilave analizon fuqitë blerëse të familjeve shqiptare dhe nivelin e çmimeve në ekonomi, nëse mund të konsiderohemi relativisht një vend i lirë apo i shtrenjtë. Kështu në raportin e konsumit familjar, Shqipëria është e fundit në rajon. Në vendin tonë fuqia blerëse është 40% e mesatares evropiane. Pra, një familje shqiptare mund të konsumojë vetëm 40% të gjërave të një qytetari europian. Në rajon pas nesh vjen Maqedonia e Veriut, Bosnja më pas Serbia dhe në krye qëndron Mali i Zi.