Top Channel/ Konsultimet për hartën e re të ‘Territoriales’, mazhoranca u dërgon draftin bashkive
04/08/2026 19:44

Teksa në të gjitha qytetet që preken nga reforma e re territoriale kanë nisur protestat kundërshtuese, Partia Socialiste u ka dërguar bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative të njësive të qeverisjes vendore. Në shkresën e dërguar kërkohet që kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë të paraqesin mendimin e tyre në lidhje me propozimin, duke argumentuar qëndrimin kundër apo qëndrime alternative. Po ashtu, bashkitë kanë 60 ditë kohë nga marrja e kësaj kërkese për të organizuar dëgjesa me qytetarët për informimin dhe konsultimin me ta. Projektligji propozon 46 bashki dhe 12 qarqe, të organizuara në skemën bashki-qytet, njësi administrative ku bashkia do të përbëhet nga qytetet, ndërsa qyteti përbëhet nga njësitë administrative dhe fshatrat, dhe do të shërbejë si njësi funksionale e planifikimit, përfaqësimit dhe organizimit të shërbimeve. Struktura e plotë e 46 bashkive përbëhet nga 71 qytete dhe 387 njësi administrative. Njëzet bashki kanë më shumë se një qytet. Sa më sipër, dy konsolidime janë trepalëshe. Bashkia e Beratit përfshin tre qytete: Beratin, Dimalin dhe Poliçanin, ndërsa Bashkia e Elbasanit përfshin qytetet Elbasan, Cërrik dhe Belsh. Sa u përket qarqeve, ato do të konsolidohen si më poshtë, Vlora kthehet në qarkun me numrin më të madh të bashkive, me 6 të tilla, pasuar nga Korça me 5 bashki, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra dhe Tirana me 4 bashki, si dhe qarqet Berat, Dibër, Durrës, Kukës dhe Lezhë me 3 bashki. Sipas PS-së, territori u vlerësua duke u bazuar në tre indekse kryesore, indeksin e funksionalitetit të bashkive, indeksin e performancës ekonomike dhe indeksin e masës urbane. Pritet që në këto kritere të bazohen edhe përgjigjet e kryetarëve të bashkive apo këshillave bashkiakë, në përgjigjet e tyre ndaj këtij projektligji. Partia Socialiste synon që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027 të organizohen dhe të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re territoriale.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06