Top Channel/ Konservatorët fiksohen me emigrantët/ Nigel Farage premton pakësimin e tyre
05/10/2025 14:32

Konservatoret e qendrës së djathtë në Britani që zyrtarisht janë opozita zyrtare, nën ndikimin dhe presionin e sondazheve të partisë Reforma të Nigel Farage, akoma më në të djathtë të spektrit politike, dukshëm tingëllojnë qesharak me premtime të bujshme për të luftuar emigracionin ilegal dhe pakësuar numrat e të huajve, gjë që nuk e bën 15 vjet sa ishin në pushtet, madje janë përgjegjësit e situatës së sotme. Ata në konferencën e tyre vjetore në Manchester thonë se nëse vinë në pushtet pas katër vjetësh, ku gjasat janë thuajse zero, do deportojnë brënda mandatit të tyre hipotetik të ri, ose thënë ndryshe, brënda dhjetë viteve të ardhshëm 750 mijë emigrantë ilegal dhe do shpenzojnë 1.6 miliardë stërlina cdo vit për Forcën e Kufirit. Ndër planet do jenë ndalimi përgjithmonë i atyre që hynë pa leje në Britani që të kërkojnë azil. Sipas konservatorëve vendimet e apelimit të atyre që u refuzohet azili do bëhen jo më nga Gjykatat e Apelit, por nga vetë zyrtarët e Home Office. Madje, Britaninë nëse do vinin në pushtet do e nxirrnin pas 75 vjetësh nga juridiksioni i Gjykates Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku jashtë saj janë momentalisht Rusia dhe Bjellorusia. Të modeluara sipas planeve të presidentit Tramp për emigracionin, planet e konservatorëve duket se janë formuluar në vetëdije të plotë se gjasat e tyre për ardhjen në pushtet, sidomos nën drejtimin e udhëheqëses aktualë Kim Bedenoch janë thuajse inekzistente. Në kushtet kur partia Reforma e Nigel Farage është në të djathtë të kësaj partie dhe në rritje elektorale, konservatorët e opozitës, janë nën presion, pasi nuk e marrin të mirëqënë se do jenë partia e dyte më e madhe në vënd dhe më relevantja për marrjen e pushtetit, pas 4 vjetësh. Dikur një nga partitë më të vjetra politike në botë, në mos më e vjetra dhe më e suksshmje në politikën, e një prej demokracive më të konsoliduara në botë, si Britania, konservatoret janë në një trysni të madhë dhe situata e tyre përmes këtyre premtimeve anti-emigracion tingëllon më shumë se qesharake dhe dëshpëruese.

Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
Top News – Kaos në Nju Jork, stuhi masive bore / Të gjithë mbyllen në shtëpi, ndalohen udhëtimet
23/02 11:58
Top Channel/ E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence”!
23/02 11:57
Top Channel/ BE “dorëzohet” për Bordin e Paqes? Diplomatët europianë takohen me Mladenov!
23/02 11:56
Top News – ‘Jemi një superfuqi bërthamore’ / Kim Jong Un rizgjidhet udhëheqës i partisë
23/02 11:54
Top News – Triada bërthamore e Rusisë në fokus / Putin: Zhvillimi është një ‘prioritet absolut’
23/02 11:41
Top Channel/ Shkup, arrestohet Artan Grubi: Ish zv/kryeministri, një vit arrati për korrupsion!
23/02 11:25
Top Channel/ Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimin e naftës ruse!
23/02 11:24
DIGITALB DIGITALB