Shkodra mirëpriti për pesë ditë me radhë talentet e rinj të muzikës klasike nga mbarë Shqipëri, Europa e Amerika, në edicionin e 24-të të konkursit ndërkombëtar “Pjetër Gaci”.Përformancat artistike nga më të vegjlit e moshës 7 vjecare, e deri tek kategoria e të rriturve në: piano, harqe, kitarë, fizarmonikë dhe kanto, u mbyllën me shpalljen e cmimeve, ku 13 vjecari Gabriel Darragjati, me origjine nga Shkodra, por lindur dhe rritur në SHBA, mori cmimin e parë ne piano.