Me shpalljen e 2024, vit të gjuhës shqipe, Ministria e Arsimit është angazhuar në ndërmarrjen e aktiviteteve të reja. Urdhri më i fundit nga ky institucion udhëzon për herë të parë organizimin e një konkursi kombëtar të gjuhës shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta në arsimin parauniversitar.