Kardinali Giovanni Angelo Becciu, dikur një nga figurat më të fuqishme në Vatikan, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në konklavën e fshehtë për zgjedhjen e Papës së ri. Becciu qe urdhëruar nga Papa Françesku në vitin 2020 që të hiqte dorë nga "të drejtat dhe privilegjet" e një kardinali pas u përfshi në një skandal të madh financiar në Vatikan.