Administratës Trump po i kërkohet të shtojë angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, thirrje kjo që erdhi nga pjesëmarrësit e diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të cilët konsiderojnë se kjo lëvizje do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit ku sipas tyre, Rusia përmes Serbisë është factor themelor paqendrueshmërie.