Top Channel/ Kongresi amerikan: Covid me shumë gjasë, nga laboratori në Wuhan
04/12/2024 15:15

Covid-19 ka të ngjarë ta ketë origjinën nga një laborator në Wuhan të Kinës: Në këtë përfundim ka dalë një komision i Kongresit amerikan në përfundimin e një hetimi dyvjeçar mbi pandeminë e koronavirusit. Jo vetëm kaq: sipas raportit përfundimtar prej 520 faqesh, karantinat e distancimi social dhe përdorimi i maskave nuk mbështeten aspak nga të dhënat shkencore. Në përkrahje të teorisë së “rrjedhjes laboratorike”, komisioni thekson se virusi paraqet një karakteristikë biologjike që nuk gjendet në natyrë. "Bazuar në të gjitha standardet e shkencës, nëse do të kishte prova për origjinën natyrore, ato do të ishin shfaqur tashmë," theksohet në raport. Për më tepër, laboratori kryesor i kërkimit të SARS në Kinë ndodhet në Wuhan, "i cili ka një histori kërkimi në nivele joadekuate të biosigurisë", ndërsa studiuesit në laborator "raportohet se u sëmurën me një virus të ngjashëm në vjeshtën e 2019, disa muaj përpara se të zbulohej ekzistenca e Covid-19”. Dhe kjo sipas tyre ushqeu thashethemet se filledat pandemia i pati në një treg të njohur për shitjen e mishit, peshkut, dhe kafshëve ekzotike në kushte josanitare. Raporti del gjithashtu në përfundimin se distancimi social "nuk u bazua në shkencë". Gjatë dëshmisë me dyer të mbyllura, imunologu amerikan Anthony Fauci - shumë i kritikuar për trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga qeveria – thuhet të jetë shprehur se se udhëzimi "do të dukej kështu, por për këtë nuk kishte një justifikim të vërtetë. Komisioni nuk gjeti "asnjë provë përfundimtare" se përdorimi i maskave i ka mbrojtur amerikanet nga Covid-19.

Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56