Për konfliktin e ndodhur dje mes dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muca, në hotelin e Bedinajt “Regina Palm Resort” në Radhimë janë shpallur në kërkim 8 persona. Pretendimet e Vasil Bedinaj për kërcënim dhe kurth dhe ato të Luan Mucës se ngjarja ndodhi për një konflikt pronësie janë në hetim dhe një fakt të tillë e konfirmon edhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita nga Kukësi.