Tragjedi në Klos. Konflikti mes dy fiseve përfundoi sot në përdorimin e armëve, ku për pasojë u regjistruan dy të vdekur, babë e bir, si edhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme, në mes të qytetit të Klosit ku si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën 17-vjecari Danjel Hasula, ndërsa plagë kanë marrë edhe dy persona të tjerë.