Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për pesë të arrestuarit të përfshirë në konfliktin mes biznesmenëve në një hotel në qytet. Për Angjelo Breshanin, i cili dyshohet se është badigardi i përfshirë në ngjarje, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për Luan Muçën gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”. Për tre personat e tjerë të arrestuar, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.