Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kanë reaguar nga Kukësi në lidhje me ngjarjen e konfliktit të dy biznesmenëve në Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha: “Ngjarja e Vlorës ishte një ngjarje që, në marrjen e njoftimit në momentin e parë, u angazhuan shumë shpejt forcat policore. U bë i mundur ndalimi dhe kapja në flagrancë e disa prej autorëve, të cilët u vunë menjëherë në masën e arrestit në flagrancë.