Top Channel/ Konflikti i ashpër në Gaza! Luftë për mbijetesë, jeta mes vuajtjesh në një prej kampeve
04/10/2024 21:27

Ndërsa po shënohet pothuajse një vit nga fillimi i luftës, për banorët e Gazës, shtëpitë e të cilëve janë shkatëruar plotësisht, orvatjet për të garantuar nevojat bazë, janë bërë pjesë e përditshmërisë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara 1.9 milionë njerëz ose 86% e popullatës që kishte ky rajon para luftës, janë zhvendosur. Shumë prej tyre jetojnë në kampe refugjatësh me mungesa të theksuara të produkteve ushqimore e kujdesit shëndetësor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton. Kampi Beit Lahyia, në pjesën jugore të Gazës, shërben si strehë për 200 familje. Një prej tyre, familja Salha, qe u shpërngul nga pjesa veriore, pasi një sulm izraelit i shkatërroi shtëpinë. Warda Almoslami, bashkëshorti i saj Monder, pesë djemtë dhe dy vajzat e tyre, jetojnë tani në një tendë me mbulesa plastike. Çdo ditë është një sfidë më vete për ta. “Gjithçka është bërë e vështirë sepse nuk ka ujë, energji apo gjëra të tjera të nevojshme. Gjëja e parë që bëjmë çdo ditë është të sigurojmë ujë të pijshëm. Me atë u laj fëmijëve fytyrën, u kreh flokët. Secili prej nesh ka detyrat e veta të përditshme”, thotë Warda Almoslami, një prej shumë të zhvendosurve në Gazë. Sot, është detyrë e 13-vjeçares Bana Salha të mbushë ujë. Bana, e cila së bashku me familjen e saj janë shpërngulur katër herë që kur u shkatërrua shtëpia, thotë se e ka marrë malli t’i kthehet normalitetit “Shpresojmë ta rindërtojmë shtëpinë. Duam ta rindërtojmë e të kthehemi në veri. Duam të shohim miqtë, shokët e shkollës, mësuesit e të kthehemi në shkollë”, thotë ajo. Babai i Banës, Monderi, punonte në ndërtim. Kjo është hera e katërt që ai ndërton një tendë me mbulesa plastike për familjen e tij, pasi i është dashur të lëvizë vazhdimisht për t’i shpëtuar luftimeve. Por me temperaturat që arrijnë deri në 8 gradë Celsius, Monderi thotë se po bën më të mirën për të ndërtuar një tendë që të mund t’i rezistojë dimrit. Ai thotë se nuk ka para për një strehë më të fortë, pasi nuk mund të gjejë punë. “Gjetja e punës varet nga marrëdhënia që ke me komunitetin. Ne jemi të huaj këtu, pasi kemi ardhur nga një pjesë tjetër e Gazës dhe me luftën që vazhdon, nuk ka punë”, thotë ai. Sikurse dhe gratë e tjera në kamp, Warda, e kalon pjesën më të madhe të ditës duke gatuar e pjekur bukë në një furrë prej balte. Disa prej bukëve ajo i shet, duke siguruar një sasi të vogël të ardhurash. Në fund të ditës, ajo mblidhet me gratë e tjera për të pushuar, por bisedat e tyre siç thotë ajo, dominohen nga lufta dhe dimri i ftohtë që po afron. “Kudo ka bombardime, në çdo zonë. Nuk ka rëndësi nëse aty ka njerëz apo jo. Ka bombardime në tregje, në shkolla, gjithandej. Tashmë druhemi edhe nga shiu pasi nuk jemi të përgatitur për dimër”, thotë Warda Almoslami. Përpjekjet e shumta për paqe në Gazë kanë dështuar. Izraeli thotë se lufta do të përfundojë vetëm me shkatërrimin e Hamasit dhe me kthimin e gjithë atyre pengjeve që vazhdojnë të jenë në duart e grupit militant që nga sulmi i 7 tetorit ndaj shtetit hebre, një vit më parë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20