Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit dhe Boletinit, Manastiri do të jetë ndalesa e radhës për edicionin e përvitshëm të Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Tashmë në edicionin e VII kjo konferencë do të mbahet nga datat 10-11 qershor. Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, kjo ftesë për pjesëmarrje u drejtohet të gjitha profileve të tjera të arkivistëve, historianëve e studentëve dhe veçanërisht institucioneve që ruajnë, apo që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.