Në Tiranë po zhvillohet Konferenca Rajonale për Klimën, ku përfaqësues nga vende të ndryshme të rajonit dhe ekspertë të mjedisit po diskutojnë mbi sfidat që sjell ndryshimi klimatik dhe nevojën për bashkëpunim të përbashkët. Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e veprimit të koordinuar, duke u shprehur se “duhet të jemi bashkë, sepse përmbytjet nuk njohin pasaportë apo kufij”, duke vënë theksin te ndikimi ndërkufitar i fatkeqësive natyrore dhe domosdoshmëria e masave të përbashkëta parandaluese.