Kryeministri Edi Rama, në shënimet e javës, foli për konferencën ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian që mbahet më 26 maj. Rama u ndal tek protestat e opozitës, duke deklaruar se “molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës”.