Për dy ditë me radhë, Shkodra mikpriti mjekët urologë më të mirë të Ballkanit dhe Europës në Konferencën Shkencore “Aging Man”, të organizuar nga Shoqata e Urologëve në Shqipëri dhe Kosovë. Për presidentin e Shoqatës Europiane të Urologjisë, profesor Carlo Bettocchi, ende ka hezitim nga meshkujt për të trajtuar probleme që sot janë lehtësisht të kurueshme.