Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nga SHBA se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Europian nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare pas zgjedhjeve presidenciale në Francë. Rama tha se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë ‘pengun’, Maqedoninë e Veriut, në një kohë kur i ka kryer detyrat.