Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy artistët që do të performojnë në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”, një spektakël I organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.