Pas koncerteve ‘online’ gjatë pandemisë, Orkestra e Harqeve të Durrësit i kthehet koncerteve me publik, në Amfiteatrin Antik, me një koncert-homazh për ata që nuk janë më. Programi artistik u hap me veprën “Covid 19” të shkruar posaçërisht për pandeminë nga kompozitori grek Antoni Papadimitriu. Premiera u interpretua edhe elegjia e kompozitorit durrsak Ylli Ramzoti që humbi bashkëshorten nga Covid 19. Me dirigjent Petrika Afezollin dhe i moderuar nga aktorja e teatrit të Durrësit Mimoza Marjanaku koncerti përcolli emocione të forta.