Nën drejtimin e dirigjentit Herman Makarenko, muzikantët e orkestrës së Kievit mbushen sheshin kryesor të tij me tingujt e muzikës klasike, duke sfiduar marrëzinë e luftës së paprovokuar ruse ndaj Ukrainës. Kjo ishte një nismë për paqen, dhe një apel prekës për qeveritë botërore që të mos e harrojnë Ukrainën, por të ndihmojnë që këtij konflikti të përgjakshëm t`i jepet fund sa më parë.