Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë protestuar të martën para qeverisë, duke kërkuar decentralizim të kompetencave. Ata akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për qasje selektive e diskriminuese, derisa paraqitën kërkesat e tyre nga sheshi Skënderbeu. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu që është udhëheqës edhe i komunës së Ferizajit, kërkoi që qeveria të marrë përsipër obligimet financiare që burojnë nga pagesa e 0.5% të dhe kontratës kolektive, duke shtuar se këto obligime po i falimentojnë komunat.