Në momentin kur dukej një diferencë e thellë qëndrimesh mes maxhorancës dhe opozitës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në Parlament doli tym i bardhë papritmas. Janë të pakta rastet kur në parlamentin e Shqipërisë arrihet konsensus mes PS dhe PD për dokumente te përbashkëta, sic ndodhi paraditen e kësaj të enjteje me rezolutën për integrimin.