Simon Gjoni kompozitori me një sensibilitet dhe origjinalitet të dukshëm, krijuesi i një seri këngësh të paharruara që shquhen sa për ndjeshmërinë e tyre sa poetike aq edhe të sinqerta, të figurshme dhe fisnike si, "Lule bore", "Sy larushes", "Sytë e tu si drita", "Fyelli i çobanit", "Nëna dhe çika" etj. Tashmë e ka një monografi zyrtare, me autor birin e tij regjisorin Andis Gjoni.