Top Channel/ Kompensimi i TVSH, Braçe kritika ministrisë së Bujqësisë, pas ankesave të fermerëve
25/11/2025 19:35

Është mbledhur këtë të martë Komisioni i Ekonomisë, ku po mbahet një seancë dëgjimore me grupet e Interesit për paketën Fiskale. Gentjan Lalaj, nga shoqata e blegtorëve, prodhues të qumështit, u ndal në disa problematika që has ky sektor, duke kërkuar ndër të tjera që vendoset një barazim TVSH, dhe që blegtorët vendas të kenë mundësinë që të shesin prodhimet e tyre. “Është një paradoks, u kërkua qumësht nga Italia në vendin tonë, dhe ne nuk e shisnim dot se nuk na lejohet të krijojmë një kooperativë. Atëherë dhe ne po e çojmë qumështin jashtë. Ka ferma që nuk u merret qumështi për arsyet që i dimë shumë mirë. Kërkojmë barazim TVSH sado të vendoset. Fermerët shqiptarë nuk na i shesin dot produktet sepse dhe ne nuk i blejmë dot sepse ne nuk na njihet TVSH në sistem, dhe detyrohemi dhe blejmë misër dhe elb serb, produkte që vijnë nga rajoni dhe nuk ua bëjmë dot komshinjve tanë që luten që t’ua blejmë me një çmim mizerabël”, tha ai. Sa i përket “kooperativës”, ai tha se kjo nuk është e mundur që të realizohet. “Bashkimin e fermerëve e shikojmë si diçka të parealizueshme, sot nuk po bëhet vëllai me vëllanë, dhe jo 7 blegtorë. Ne e kemi thënë dhe në ministrinë e bujqësisë…. është e pamundur të bësh blegtorët apo fermerët bashkë. Dhe nëse bëhet, nuk do të ecë gjatë sepse nuk po gjendet rrugët e bashkëpunimit nëpër borde. Nuk funksionon kooperativa në blegtori, të paktën për momentin, sepse ka shumë humbje dhe firo që nuk i tregon dot se ku kanë ndodhur”, tha ai. Ndërkohë në mbështetje të tij ka dalë deputeti i PS Erion Braçe, i cili tha se këto kërkesa janë bërë edhe më parë, por sipas tij nuk janë marrë në konsideratë nga ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë. “Propozimet e zotërisë nuk janë për herë të parë, ka vite që i bën, i kanë dëgjuar dhe ministrat. Problemi është që koha ikën, dhe koha për ta është një lopë që kalon moshën, që nuk prodhon më shumë, një fermë që digjet, përmbytet e kështu me radhë. Të gjitha propozimet që bëri dhe i ka bërë kohë pas kohe, nuk kanë kosto për buxhetin e shtetit, janë rregullime në atë që kemi sot pa shtuar asnjë lek kosto. Kjo historia që ministria thotë që do e bëjmë kështu siç themi ne, ka sjellë këtë gjendje. Ka dy muaj në detyrë ministri i bujqësisë, mund të reflektonte, por tha që ‘jam i kënaqur’. Mistri i financave i ka dëgjuar këto problematika. Përfaqësuesi i dhomës së tregtisë, siç koordinojnë çmimin koordinojnë dhe sjelljen, dhe e kuptoj pse nuk kanë ardhur sot këtu”, tha Braçe.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36