Punëtorë, nënkontraktorë dhe përfaqësues të kompanisë MABCO kanë qëndruar për rreth pesë orë jashtë rrethimit të kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë kësaj të marte. Sipas vendimit që dikton Gjykata e Lartë, ata mbërritën në kantier që në orën 07:00 të mëngjesit, por u përballën me portat hyrëse të bllokuara nga kamionë me logon e 2. A Grup, duke e bërë të pamundur hyrjen në ambientet e punës. Sipas tyre, tentativat e para për të hyrë në kantier nuk u lejuan nga rojet private, çka solli edhe tensione të reja.