Komiteti i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për mediat për të folur rreth situatës së epidemisë në vend. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të miratojë rekomandimin e bërë nga Komiteti i Vaksinimit, kryerjen e dozës së tretë të vaksinës anti-covid. Rekomandimi i dytë i miratuar është për uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe po ashtu vaksinimin +12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.