Top Channel/ Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, deklaratë për Shqipërisë. BE vlerësime
22/09/2026 19:38

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ka bërë thirrje për vijimin e reformave në fushat e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së medias dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në deklaratën e përbashkët pas takimit, anëtarët e dy delegacioneve evidentuan hapjen nga Shqipëria të negociatave për të gjashtë grupkapitujt e acquis-së së BE-së dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve negociues. Në fokus ishte edhe ambicia e Shqipërisë për të avancuar më tej në proces, me synimin strategjik për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Komiteti vlerësoi angazhimin politik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, duke e lidhur këtë proces me një konsensus të gjerë kombëtar. Në të njëjtën kohë, eurodeputetët inkurajuan shumicën dhe opozitën që të forcojnë bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellë për çështjen e integrimit evropian. “Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri adresuan rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE; shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm; të drejtat themelore dhe lirinë e medias, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Në veçanti, përshëndetëm angazhimin politik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, i cili është thelbësor për përparimin e vendit dhe pasqyron konsensusin e gjerë dhe të qëndrueshëm kombëtar, të mbështetur nga qytetarët dhe partitë politike. Anëtarët e të dy delegacioneve përshëndetën gjithashtu hapjen me sukses nga Shqipëria, në një periudhë rekord, të negociatave për të gjashtë grupkapitujt e acquis-së së BE-së, si dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve negociues. Në mënyrë të veçantë, evidentuam ambicien e vendit për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, duke pasur parasysh synimin strategjik për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Diskutimet tona u përqendruan tek përfundimet e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025 dhe të Raportit të vitit 2026 për Shtetin e së Drejtës, në Rezolutën e Parlamentit Evropian të 17 qershorit 2026, e cila gëzoi mbështetje të gjerë nga eurodeputetët, si dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare. Nxisim institucionet shqiptare të zbatojnë rekomandimet e parashtruara në këto dokumente, për të ruajtur momentumin ndërsa vendi i afrohet arritjes historike të anëtarësimit të plotë në BE. Diskutimet tona u përqendruan në rolin aktiv dhe të pazëvendësueshëm të Kuvendit të Shqipërisë në përpjekjet e vendit për anëtarësimin në BE. Anëtarët e Parlamentit Evropian inkurajuan fort si shumicën, ashtu edhe opozitën – duke respektuar plotësisht diversitetin e qëndrimeve politike – që të vijojnë të investojnë në forcimin e frymës së bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë për këtë çështje me interes kombëtar. Gjithashtu folëm për Forumin e Qytetarëve, që u zhvillua në Tiranë më 19 dhe 20 shtator dhe mblodhi 50 qytetarë për të diskutuar mbi përfitimet dhe sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe mbi përfshirjen e qytetarëve në këtë proces. Marrim në konsideratë rekomandimet për të cilat ata ranë dakord. U vlerësua përafrimi i plotë i Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në reagimin e saj ndaj sfidave globale, përfshirë vendosjen e sanksioneve dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare. Diskutimet u përqendruan më tej në zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, e cila ka forcuar pavarësinë, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor, si dhe ka kontribuar në përmirësimin e shtetit të së drejtës në vend. Diskutuam nevojën për plotësimin e vendeve vakante në sistemin gjyqësor dhe reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura, si dhe rëndësinë e shmangies së çdo ndërhyrjeje politike në emërimet dhe ngritjet në detyrë në sistemin gjyqësor, duke respektuar standardet ndërkombëtare për të garantuar një gjyqësor plotësisht të pavarur dhe efikas. Diskutuam rezultatet e arritura nga strukturat e posaçme kundër korrupsionit, përfshirë Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe bëmë thirrje për qëndrueshmërinë e pavarësisë së tyre. Ramë dakord për nevojën e vazhdimit të përpjekjeve për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit të medias në vend, përfshirë mbrojtjen e gazetarëve nga presionet politike dhe ekonomike, pasi këto janë thelbësore për forcimin e demokracisë në Shqipëri. Diskutuam – edhe gjatë vizitës në Vlorë dhe Zvërnec – zhvillimin pozitiv të sektorit të turizmit në Shqipëri, si një faktor kyç që nxit zhvillimin ekonomik, duke mbajtur parasysh detyrimin e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj mjedisor me acquis-në e BE-së (Kapitulli i 27-të), veçanërisht për sa u përket zonave të mbrojtura me vlerë të njohur ekologjike. Lidershipi i Shqipërisë dhe ndikimi i saj pozitiv në stabilitetin rajonal, si dhe angazhimi për nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor, ishte një temë e rëndësishme e diskutimeve tona. Gjithashtu, analizuam angazhimin proaktiv të Shqipërisë në nismat e bashkëpunimit rajonal, si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit, të cilat përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Mbledhja e ardhshme e 23-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri do të zhvillohet në Parlamentin Evropian, në pranverën e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57