Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur sanksione ndaj bosëve të krimit në veri të Kosovës. Duke folur për “Bota sot”, Biserko tha se sanksionet amerikane nënkuptojnë se do të bllokohet e gjithë pasuria e personave të “ndëshkuar”, përfshirë dhe kompani që nuk janë në pronësinë e tyre direkte.