Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme i Parlamentit Evropian, miratoi këtë të enjte marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetorin e kaluar në mes të Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian, që atëbotë udhëhiqej nga Republika Çeke.