Në fjalën e mbajtur përpara ligjvënësve në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Europian, Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos përmendi edhe Kosovën. Zyrtarja e lartë e bllokut tha se shtrirja e unionit është ndryshe sot nga sa ishte përpara 4 apo 5 vitesh. Tani “kemi një moment të ri pozitiv në BE”, ishte komenti i saj.