Gjatë vizitës në Shqipëri, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit, Michael McGrath, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus ishte procesi i anëtarësimit të vendit tonë në union. Në takimin me kreun e qeverisë, zyrtari i lartë evropian është shprehur se Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në këtë rrugëtim.