Në skenën e Teatrit Kombëtar do të ngjitet të dielën e 15 shtatorit shfaqja “Karnavalet e Korcës” me regji të Erion Isait. Kjo komedi rikthen nga SHBA, aktorin Arben Dervishi, duke e bashkuar në skenë pas 17 vitesh me Zamira Kitën. Ata luajnë rolet e Nikollaqit dhe Olimbisë, tregtarë të fuqishëm në Korcë, që kërkojnë dhëndër për vajzën e tyre 36 vjecare, Afrovitin. “Karnavalet e Korcës” vjen ndryshe, me personazhe që mbajnë qëndrimet e tyre mbi veprën dhe ngjarjet që ndodhin.