Kisha e Shën Marisë në fshatin Vodicë te Kolonjës është dhunuar. Sipas punonjësve, persona të papërgjegjshëm kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë tek pagëzorja e kësaj kishe. Kjo nuk është hera e parë që dhunohen objektet e kultit në Ersekë. Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë.