Një ekspozitë e veçantë për florën dhe faunën e Parkut Kombëtar dhe bregdetit u hap në Divjakë. Pas një pune 15 vjeçare studiuesi Altin Hila ka mbledhur mbi 500 specie fluturash si dhe molusqe te bregdetit e lagunës. Endomologia nga Kosova, Fahrie Zhushi – Etemi vlerëson ekspozitën e Hilës. Ekspozita u vjen në ndihmë jo vetëm biologëve, por studentëve të fakulteteve të biologjisë dhe endomologjisë në Tiranë e Prishtinë.