Muzetë e Vatikanit kanë ranë dakord t’i kthejnë Greqisë tre fragmente mermeri 2500-vjeçare të Partenonit. Fragmentet e mbajtura nga Vatikani kanë qenë në koleksionet papale për më shumë se një shekull dhe Papa Françesku urdhëroi kthimin e tyre dhjetorin e kaluar duke ja dhuruar kreut të Kishës Ortodokse Greke Ieronymos , si një gjest i dialogut ekumenik me Kishën Katolike të Romës.