1 muaj pasi socialisti Edision Memolla rezultoi fitues ne Rrogozhinë, Kolegji Zgjedhor rrëzon zgjedhjet në këtë Bashki. Koalicioni Bashkë Fitojmë i ishte drejtuar hallkës së fundit ankimuese duke kundërshtuar rezultatin e çertifikuar nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, çka prodhoi një vendimmarrje krejt tjetër, atë të ripërtëritjes së zgjedhjeve në këtë Bashki.