U mirëpritën, në Kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë, 32 studentët nga 21 vende të ndryshme të Europës, të cilët do të studiojnë në kryeqytetin shqiptar gjatë vitit akademik 2024-25. Në ceremoninë e përurimit të Kampusit të Kolegjit, me seli në godinën “Liria” pranë Qytetit Studenti, mori pjesë Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasterliu.