Top Channel/ “Kokteji molotov” po përhap zjarret! Shkencëtarët ngrenë alarmin për Mesdheun
11/08/2025 19:35

E gjithë Evropa Jugore po përballet me një valë ekstreme të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 44 gradë celsius, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë për një kombinim vdekjeprurës kushtesh klimatike, të cilin e kanë cilësuar si një “koktej Molotov”, që po nxit përhapjen e zjarreve të mëdha në rajonin e Mesdheut. Në Francë, Météo-France vendosi mbi gjysmën e territorit të vendit në alarm për valën e të nxehti. Të dielën u vu nën kontroll zjarri më i madh që nga viti 1949, teksa autoritetet konfirmuan vdekjen e një personi, ndërsa 20 zjarrfikës dhe pesë civilë mbetën të plagosur. Në Spanjë, autoritetet paralajmëruan për “rrezik ekstrem”, duke lëshuar alarme të verdha dhe portokalli në pjesën më të madhe të vendit. Në këto vende parashikohen temperatura mbi 40°C gjatë ditëve në vijim, ndaj autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, duke theksuar se disa pjesë të kontinentit pritet të përjetojnë një valë të nxehti “shumë intensive, madje edhe të jashtëzakonshme”. Ekspertët janë alarmuar nga temperaturat ekstreme, ndërsa zjarrfikësit përballen me vështirësi në përballimin e zjarreve të egra. Cristina Santin Nuno, shkencëtare për zjarret në Këshillin Kombëtar të Kërkimeve Shkencore të Spanjës, thotë se numri i madh i zjarreve ishte i pritshëm pas një pranvere të lagësht që ndihmoi në rritjen e bimësisë, e cila më pas u tha nga i nxehti ekstrem, erërat e forta dhe mungesa e gjatë e reshjeve. “Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se është relativisht e lehtë që një shkëndijë të ndezë zjarrin në këto kushte, atëherë kemi të gjithë përbërësit e një ‘koktej Molotov’, që po e shohim aktualisht”, tha ajo. Meteorologët francezë njoftuan se të hënën dhe të martën pritet të thyhen rekorde të temperaturave, sidomos në jugperëndim, ku temperaturat do të kalojnë 42°C. Sipas shkencëtarëve, planeti është ngrohur me rreth 1.4°C për shkak të ndotjes nga karburantet fosile.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45