Top Channel/Kokë më kokë me krerët e NATO-s, Biden përgatit përgjigjen:Zëdhënësja tallet me Rusinë!
16/03/2022 12:09

Teksa Europa përgatitet për një vizitë të presidentit Joe Biden, kanë dalë detajet e para të ndalesës së kreut të administratës amerikane në në Bruksel. Biden do të ketë takime intensive me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth agresionit rus në Ukrainë. “në 24 mars presidenti amerikan do t’i bashkohet një samiti të posaçëm të NATO-s, ku do të riafirmojë angazhimin ‘e hekurt’ të SHBA-së në mbrojtje të aleatëve”, tha sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Po në të njëjtën ditë, ai do të jetë pjesë e samitit të planifikuar të Këshillit Evropian për të koordinuar përgjigjen transatlantike ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Duke reaguar ndaj lajmit se Kremlini e kishte shtuar Bidenin në listën e individëve të ndaluar të hynin në Rusi, Jen Psaki tha se kjo nuk do të kishte ndikim në orarin e presidentit. Ajo madje e vuri në lojë këtë lëvizjes të Moskës. “Asnjëri prej nesh nuk po planifikon udhëtime turistike në Rusi, asnjëri prej nesh nuk ka llogari bankare atje, qasjen e të cilave Moska të na e ndalojë, kështu që do të vazhdojmë përpara”, u shpreh ajo me ironi duke treguar se sanksionet ruse nuk e cënojnë aspak kreun e shtetit amerikan, apo njerëzit pranë tij. Rusia vendosi një ditë më parë sanksione edhe ndaj ish të nominuarës demokrate për presidencën amerikane, Hillary Clinton, sekretarit aktual të mbrojtjes Lloyd Austin, ndihmës sekretarit të Thesarit Wally Adeyemo dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42