Top Channel/ Kokainë me vlerë 560 mln dollarë. Në Peru u kapen 7.2 ton drogë, me destinacion Europën
30/01/2024 21:24

Policia peruane ka sekuestruar 7.2 ton kokainë. Sasia rekord e lëndës narkotike sic njoftojnë autoritetet atje, do të dërgohej me anije drejt Europës. “Kemi arritur të sekuestrojmë më shumë se shtatë tonë kokainë që ishin të destinuara për në portin e Antëerpen në Belgjikë”, tha për AFP kreu i policisë portuale, kolonel Robert Trujillo. Sasia rekord e kokainës ishte kamufluar në një kontejner me pllaka druri. Ngarkesa e drogës sic tha policia peruane ishte nisur nga Boliva dhe nëse do të hidhej në treg, nga shitja e saj trafikantët do përfitonin 560 milionë dollarë. Në operacion mësohet se morën pjesë DEA, policia holandeze dhe ajo belge. Koloneli Trujillo tha ndër të tjera se ngarkesa e kokainës i përket organizatës kriminale e goditur edhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në Bolivi. “Është e njëjta organizatë që donte të transferonte drogën nga Bolivia në portin e Kilit, Callao dhe Antwerp tw Belgjikws”, tha oficeri. Në vitin 2023, autoritetet peruane sekuestruan 21.5 ton kokainë dhe ndërprenë 119 rrjete kriminale të lidhura me trafikun e drogës, sipas Ministrisë së Brendshme. Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, me rreth 400 tonë në vit, sipas shifrave zyrtare. Përveç kësaj, së bashku me Bolivinë, ajo është një nga prodhuesit më të mëdhenj të gjetheve të kokës - lënda e parë për kokainën - pas Kolumbisë. Pamjet: AFP

Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21