Pas sekuestrimit të një sasie prej 45,5 kg kokainë, që u gjet mbrëmjen e së mërkurës e fshehur në një konteiner frigoriferik me mish pule, policia e Durrësit ka arrestuar administratorin e kompanisë porositëse të mallit “Apetit Group” Arben Ferizin, një 30 vjeçar me banim në Prishtinë, dhe Egert Vargun, 39 vjeç banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor.