Top Channel/ Kokaina nga Kolumbia, kapet në Spanjë sasia rekord, 9,4 tonë në kontejnerët me banane
26/08/2023 19:13

Autoritetet spanjolle kanë mundur të zbulojnë një sasi rekord kokaine, plot 9,4 tonë e fshehur brenda kontejnerëve me banane. Policia spanjolle thotë se droga u nis nga Kolumbia, ndërsa kontejneri me banane do të shkarkohej në Spanjë dhe do të vijonte më pas rrugën drejt Portugalisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në një deklaratë të bërë për shtyp nga Departamenti i Policisë spanjolle dhe agjencitë e doganave, njoftohet se në kontejnerët e bananeve që erdhën nga qyteti Cadiz i Kolumbisë kishte 9 tonë e 436 kilogramë kokainë. Duke informuar se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur deri më sot në Spanjë, autoritetet njoftuan se droga në fjalë dërgohej nga Spanja në Portugali dhe prej aty në vende të tjera të Evropës. Thuhej se në kontejnerët ku ishte vendosur droga, e cila ruhej në pako njëkilogramëshe mes bananeve, kishte mbi 30 logo dhe se organizatat kriminale synonin ta fshehin më shumë në këtë mënyrë drogën. Nuk është dhënë asnjë informacion për numrin dhe kombësinë e të ndaluarve apo të arrestuarve për shkak të vazhdimit të operacionit, sic njoftoi policia spanjolle. Pamjet: AFP

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09