Policia greke në bashkëpunim me DEA-n Amerikane dhe forcat speciale greke EKAM, sekuestruan 58 pako me 67 kilogramë kokainë në Portin e Pireut. Sipas gazetës greke Prototema, droga vinte nga Amerika Latine përmes kontejnerëve dhe ishte e destinuar për një grup kriminal shqiptar.