Partia Demokratike po zhvillon sonte zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj, teksa kanë dalë rezultatet e para. Anëtarët e Kryesisë kanë votuar në favor të Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, duke lënë pas Arben Ristanin. Për nënkryetar të PD-së, kryeson Luçiano Boçi me 84 vota. Ndërkohë kanë mbetur edhe 67 fletë për tu numëruar.