Prej 7 gushit kanë hyrë në fuqi ndryshimet në kodin rrugor që prekin disa prej shkeljeve më të rrezikshme në qarkullim. Drejtuesit që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do të përballen me shtyrjen deri në një vit të së drejtës për t’u pajisur me patentë. Për të miturit, kjo periudhë shkon deri në dy vjet.