Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar ditën e sotme pallatin e prekur nga zjarri i dy ditëve më parë pranë QSUT në Tiranë ku mbetën të djegura 71 apartamente. Koçiu është shprehur se ka komunikuar edhe me Bashkinë e Tiranës, e cila do të mundësojë akomodimin e banorëve të prekur, duke ofruar bonus qiraje ose strehim.